Veseli takohet me Kryetaren e Kongresit amerikan, ia konfirmon përkrahjen e ShBA-së për Kosovën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një komunikatë për media të zyrës së Kryetari të Kuvendit thuhet se Veseli ka pasur një takim me të veçantë me Kryetaren e Kongresit amerikan, Nancy Pelosi.

“Në këtë takim miqësor, Kryetarja e Kongresit Amerikan i ka konfirmuar Kryeparlamentarit Veseli përkrahjen e palëkundur amerikane për Kosovën”

Ajo u zotua se do të jetë gjithmonë në përkrahje të Kosovës dhe theksoi se Kosova mund të llogaris në ndihmën e saj dhe të Kongresit Amerikan.

““Amerika do të jetë përkrah Kosovës dhe do të ju mbështes gjithmonë”, i tha Pelosi Kryeparlamentarit Veseli”.

Nga ana e tij, kreu i Kuvendit të Kosovës e ka falënderuar kryetaren e Kongresit Amerikan për mbështetjen e parezervë që ajo, Kongresi Amerikan dhe SHBA-të i kanë dhënë Kosovës historikisht.

Kryeparlamentari Veseli ka kërkuar nga kryetarja e Kongresit Amerikan që SHBA-ja të ketë involvim edhe më të madh dhe më të drejtpërdrejtë në proceset që po kalon Kosova.

Gjatë këtij takimi, Veseli po ashtu ka kërkuar nga Zonja Pelosi përkrahje të Kongresit dhe institucioneve të SHBA-së për ushtrinë e Kosovës si dhe për iniciativën për dënimin e gjenocidit serb dhe krimeve e dhunimeve gjatë luftës në Kosovë.

Kryeparlamentari Veseli e ka ftuar zonjën Pelosi që së shpejti ta vizitojë Kosovën.​

Share This Article