Veseli takohet me Xhaferin: Ju jemi mirënjohës përjetë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur mirënjohje për bashkëkombësit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për strehimin dhe ndihmat që kanë dhënë për qytetarët e Kosovës, të dëbuar dhunshëm nga forcat serbe, duke thënë se nuk do të harrojnë asnjëherë ndihmën e miqve anembanë botës në kohën e luftës.

Ai me rastin se 20-vjetorit të fillimit të sulmeve ushtarake të NATO-s mbi Serbinë, ka qëndruar sot në Shkup ku është takuar me homologun Talat Xhaferi.

“Shteti ynë fqinj ka dhënë kontribut të çmuar duke hapur rrugët e bashkëpunimit për forcat e NATO-s të cilat nga aty janë futur në Kosovë për t’u dalë në ndihmë qytetarëve tanë. Po ashtu, mirënjohje për bashkëkombësit tanë në Maqedoninë e Veriut për strehimin dhe ndihmat që kanë dhënë për qytetarët e Kosovës të dëbuar dhunshëm nga forcat serbe. Ne nuk do ta harrojmë asnjëherë ndihmën e miqve tanë anembanë botës në kohën e luftës. Ju jemi mirënjohës përjetë”, shkruan Veseli në Facebook.

Share This Article