ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër 5 hours ago
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan 5 hours ago
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’ 10 hours ago
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles 10 hours ago
Rockall, ishulli i vogël i pushtuar nga Britania për të penguar BRSS-në, një histori aneksimi, kundërshtish dhe aventurash 10 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Veseli: Taksa mundet me të rrëzu, unë e mbështes suspendimin e saj

albnews by albnews
2 March, 2020
in Kosova
0
Veseli: Taksa mundet me të rrëzu, unë e mbështes suspendimin e saj
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, e ka nisur fjalën e tij në Kuvend duke thënë se kryeministri Albin Kurti është i rrëzikshëm për shtetin e Kosovës. Ai tutje ka rikujtuar propozimin që e ka bërë një vit më parë për suspendimin e tarifës ndaj Serbisë. Veseli thotë se atëherë askush nuk e përkrahte, e tash Vetëvendosje e LDK-ja, po bëjnë propozime të ngjashme.

“Ky njëri paraqet rrezik për Kosovën. Kjo sallë është trashëgimi nga federata. A flitet si për federatën jugosllave. Kryeminisër kanë ndërru senet, duhet të sillesh si kryeministër i Republikës së Kosovës. Me Serbinë duhet me u nda sa më shpejt. Cka ke nxjerrë këtu fjalë o Kryeministër, ma shumë kanë qenë si një nëpunës doganor. Me Serbinë kurrë s’kemi mundur të dialogojmë njerëzishëm”, nisi fjalimin e tij kreu i opozitës, për të folur pastaj për propozimin e tij të dikurshëm në lidhje me tarifën ndaj produkteve serbe.

RelatedPosts

Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

“Më ftoi Bukoshi, në emër të Rugovës”/ Williams dëshmon në Hagë: Surroi s’më tha asnjëherë që është kërcënuar nga Thaçi, asnjëherë

“Shoqëria në Kosovë ishte e shkatërruar”, Rubin flet për vizitat në Kosovë pas luftës

“I ke rrotullu kamionat, e tash i ke bindur Klubin e Prodhuesve Vendor sikur kjo është në rregull”, i ka Veseli kryeministrit Albin Kurti.

Kreu i PDK’së thotë se ai ka propozuar më herët që të suspendohet tarifa e të vazhdonte dialogu.

“Unë kam propozuar për suspendim të taksës. Nëse nuk do të arrihej marrëveshja, do të rikthehej taksa dhe do të vendosej reciprociteti si masë mbrojtëse. Edhe atëherë SHBA’ja kërkonte të hiqet”, u shpreh ai.

Sipas Veselit, nëse do të përkrahej propozimi i tij, Kosova tash do të ecte përpara në arenën ndërkombëtare.  

“Askush në këtë sallë, asnjë parti nuk e pati përkrahur këtë propozim timin”

“Për shkak të kalkulimeve për pushtet, njësoj pati ndodhur edhe me demarkacionin. Sot një cit pas LVV’ja dhe LDK’ja po e kërkojnë pothuajse të njëjtën që e kisha propozuar unë. Pse ky ndyshim tash?”, ka shtuar ai.

Veseli e krahason situatën e krijuar për shkak të tarifës me atë kur po kërkohej ratifikimi i marrëveshjes së shënimit të kufirit me Malin e Zi.

“Në opozitë ia vunë flakën vendit, në pushtet po tregohen gjëja. Edhe kjo Qeveri mund të bie pikërisht për shkak të taksës”, u shpreh ai.

“Para një viti kam propozuar suspendimin e taksës. Edhe sot kur jam në opozitë, e kemi të njëjtën qëndrim. Nuk e kam ndërmend të ndryshojë, pavarësisht se a jam në pushtet apo në opozitë”, ka shtuar Veseli.

Veseli thotë se është rrezik për Kosovën që Kurti është i lëkundur në qëndrimet e tij.

“Është rrezik sepse Kosova me një kryeministër të paqendrueshëm, mund ta humbë edhe atë që e ka arritur deri tash”, ka thënë ai.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

17 September, 2025
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

17 September, 2025
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

17 September, 2025
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

17 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result