Veseli: Taksa nuk duhet të bëhet pengesë në marrëdhëniet me miqtë tanë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se taksa e ka pasur efektin e  saj dhe se ajo nuk duhet të bëhet pengesë në marrëdhëniet me miqtë tanë.

“Taksa e ka arrit efektin e saj. Në momentin që bëhet për konsum të brendshëm dhe në momentin që bëhet pengesë në marrëdhëniet me SHBA-në, është bërë e pa kuptimtë, edhe pse ndaj Serbisë është pak të vihet të taksë edhe 1000%”, tha Veseli dhe shtoi se nuk mund të dalim kundër rritjeve të miqve tanë.

Veseli ka qenë kritik edhe ndaj punësimit të familjarëve të zyrtarëve të lartë të shtetit, të cilët sipas tij “flasin, por në anën tjetër i punësojnë familjarët e tyre”./

Share This Article