Veseli: Tomor Morina s’do të ekstradohet në Serbi, së shpejti i kthehet familjes

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Tomor Morina, ish-ushtari i UÇK-së i ndaluar në Maqedoninë Veriore ditë më parë, kurrsesi nuk do të ekstradohet në Serbi dhe së shpejti do t’i kthehet familjes së tij.

Në një postim në Facebook, Veseli ka thënë të ketë qenë në kontakt me ambasadën e Kosovës në Shkup por edhe me avokatin e Morinës.

“Kurrsesi nuk ka për t’u ekstraduar në Serbi dhe duhet t’u jepet fund praktikave të fletëarrestimeve të Interpolit që janë gjeneruar prej kohës dhe mentalitetit të Millosheviqit. Së shpejti do kthehet në familjen e tij”, ka thënë Veseli.

Ai tha se Kosova do jetë përherë mirënjohëse ndaj veteranëve si Tomori për sakrificën e bërë dhe nuk do t’i lërë asnjëherë vetëm.

Share This Article