Veseli uron Kryeministrin e ri të Britanisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka uruar Boris Johnsonin për zgjedhjen Kryeministër i ri i Britanisë së Madhe.

Veseli përmes Facebookut ka shkruar se Johnson sa ishte Ministër i Jashtëm i Britanisë ka treguar vëmendje të madhe ndaj Kosovës dhe Ballkanit.

Ai ka thënë se zgjedhja e tij si Kryeministër do të përmirësojë marrëdhëniet Kosovë-Britani.

Kryetari i PDK-së ka thënë se partia e tij është aleate e Partisë Konservatore të cilën e drejton Johnson dhe nën udhëheqjen e tij bashkëpunimi ndërpartiak do të forcohet edhe më shumë. 

Share This Article