ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit 12 hours ago
Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional 12 hours ago
Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles 12 hours ago
Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik 12 hours ago
Prezantuesi i njohur televiziv i BBC ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare 12 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Veseli: Vetëvendosje mashtron, sot vendosin maska para zgjedhjeve, nesër dëmtojnë partneritetin me Amerikën

albnews by albnews
26 September, 2019
in Kosova
0
Veseli: Vetëvendosje mashtron, sot vendosin maska para zgjedhjeve, nesër dëmtojnë partneritetin me Amerikën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Kadri Veseli, ka mbajtur një tubim me qytetarë në Palestrën e Sporteve në Prizren, ka thënë se ka shumë entuziazëm te prizrenasit për fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës.

Veseli nga Prizreni ka premtuar se do ua rris pensionet për 80 për qind të gjithë pensionistëve në Kosovë.

RelatedPosts

Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

Kongresisti Brian Mast dërgon amendament në Kongres, kërkon mbështetjen e SHBA-së për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Vranë një civil shqiptar dhe keqtrajtuan 6 të tjerë, ‘Specialja’ në Prishtinë ‘kopsit’ dosjen ndaj 2 shtetasve serbë

Ai para simpatizantëve të shumtë të PDK-së ka thënë se ky është një entuziazëm i njerëzve që e duan vendin e vet, qytetin e vet dhe e duan fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Oponentët tanë po çuditen pse kjo përkrahje për ne. Sepse, ne nuk flasim, por veprojmë dhe vendosim. Sepse, ne nuk shajmë, nuk ndajmë, por pajtojmë, afrojmë dhe bashkojmë. Ne jemi të vetmit që marrim vendime kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Jemi të vetmit që kemi projekte për Kosovën. Kjo është rruga e fitores, rruga e besimit për qytetarët tanë”, u shpreh Veseli.

Kandidati i PDK-së për kryeministër ka thënë se kushdo që është për ekonominë e dijes, për ndërmarrësinë dhe ekonominë prodhuese, kushdo që është për marrëdhënie të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, duhet të bëhet bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës.

“Unë do të punoj fuqishëm, do të jem përkrah çdo qytetari të vendit tim. Do të jem përkrah rinisë dhe e kam një mesazh për të rinjtë: kjo është toka jonë e shenjtë, ne duhet bashkërisht të jetojmë këtu, të krijojmë familje këtu, ky është vendi ynë. Do t’iu përkrah të gjithëve, secilin prej jush, të rinjtë, fermerët, bletarët, inovatorët, ndërmarrësit. Nuk do të ketë në qeverisjen time asnjë tatim të ri, por do të ketë përkrahje për të gjithë juve”, ka thënë ai.

Lideri i PDK-së ka theksuar se nuk do të ketë më prona private ku jetojnë qytetarët tanë pa fleta poseduese. Ai ka thënë se menjëherë, brenda dy vjetëve do ta bëjë legalizimin e të gjitha pronave pa fleta poseduese. Për familjet e dëshmorëve dhe luftëtarët e lirisë, ai ka premtuar projekte të veçanta.

“Është e shenjtë liria jonë. Është e shenjtë sakrifica jonë. Kushdo që e do Kosovën, duhet ta dojë edhe Amerikën. Ua jap besën se Prizrenin, kryeqytetin historik të shqiptareve, do ta bëj vendin më të bukur të shqiptareve kudo që jetojnë”, ka thënë Veseli.

Ai ka thënë se Vetëvendosje po i mashtron të gjithë, ashtu siç i ka mashtruar prizrenasit.

“Mos u besoni atyre që vendosin maskë para zgjedhjeve. Ditën tjetër ata do ta dëmtojnë partneritetin më të rëndësishëm të Kosovës, atë me Amerikën”, ka thënë ai.

Nga kjo mbrëmje madhështore, Veseli i ka ftuar të gjithë që të bëhen bashkë, që të mos ndahen, sepse, sipas tij, të gjithë duhet të kenë vetëm një mision, vetëm një qellim “ta bëjmë Kosovën një vend më të zhvilluar ekonomikisht dhe të integruar në familjen euroatlantike. Kandidati i PDK-së për Kryeministër u ka kërkuar të gjithëve që ta votojnë numrin 112 dhe Partinë Demokratike të Kosovës”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

21 September, 2025
Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

21 September, 2025
Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles

Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles

21 September, 2025
Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik

Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik

21 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result