Veseli viziton për Bajram familjen që dha dëshmorë për liri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mesditën e sotme, bashkë edhe me bashkëshorten Violetën, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka vazhduar në Prizren për vizitë tek familja Shala, e cila dha hero dhe dëshmor për lirinë e Kosovës.

“Bashkë me Violetën, vendosëm që vizitën e parë për këtë Bajram ta bëjmë në Prizren, tek familja e  heroit Agim Shala dhe dëshmorëve Avdi, Nuredin e Besim Shala. Me përulje iu shpreha respektin dhe mirënjohjen që ka Kosova për veprën e të dashurve të tyre. Boshllëkun e lënë pas në zemrat e kësaj familje, prej rënies së tyre në betejën e Jeshkovës, nuk ka kush e plotëson. Mirëpo shpresoj që dhimbjen e madhe të tyre, ta lehtësojë sadopak kujtimi për ta dhe krenaria për një flijim kaq të kushtueshëm që kjo familje ka bërë mbi altarin e lirisë”, ka shkruar Veseli.

Gjatë ditës, Veseli me bashkëshorten e tij, Violetën, kanë vizituar edhe BIK-un për festën e Kurban Bajramit.

Veseli gjithashtu shfrytëzoi këtë vizitë që të bëjë pak fushatë, ku edhe premtoi ndërtimin e një xhamie tek Ura e Ibrit.

Ai mes tjerash uroi që gjithë haxhilerët të kthehen mirë në Kosovë.


Share This Article