Veseli: Vonesat për heqjen e vizave, njollë për BE-në

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë sot në ditën e Evropës se BE duhet t’u përmbahet obligimeve dhe premtimeve të veta për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, pasi vendi i ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Veseli ka thënë se izolimi i padrejtë i qytetarëve të Kosovës nga liria e lëvizjes në BE, sot në Ditën e Evropës është një njollë për BE-në.

Statusi i plotë i Kadri Veselit:

Kosova ka vetëm një vizion dhe ndjek vetëm një rrugë: Integrimin në botën perëndimore. Kjo është një e drejtë historike e popullit tonë, që jo vetëm gjeografikisht, por edhe në vlera dhe identitet i përket kësaj bote. Kosova beson dhe punon në këtë drejtim. As sfidat që sot kemi, e as hezitimet e institucioneve të BE-së, nuk do të mund të na ndalin në të drejtën tonë legjitime. Kosova ka përmbushur detyrat e saj për liberalizimin e vizave. BE duhet t’u përmbahet obligimeve dhe premtimeve të veta. Izolimi i padrejtë i qytetarëve të Kosovës nga liria e lëvizjes në BE, sot në Ditën e Evropës është një njollë për BE-në.

Share This Article