Veseli: Vrasësit e vëllezërve Bytyçi të dalin para drejtësisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Drejtësia duhet dhe do të vendoset në vend për vrasjen e vëllezërve Bytyçi, Yllit, Agronit dhe Mehmetit, pjesëtarë të Batalionit “Atlantiku”, ka deklaruar kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, pas një takimi që ka zhvilluar me vëllain e heronjve Bytyqi, Ilir Bytyqin.

“Sot takova vëllain e tyre, Ilirin, të cilit i ofrova gjithë përkrahjen e nevojshme që vrasësit të dalin para institucioneve të drejtësisë. Ne nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për krimet e rënda që shteti i Serbisë kreu kundër qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply