Veseli: VV-ja më çoi njerëz për të folur për qeveri të përbashkët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka zbuluar se Lëvizja Vetëvendosje i ka kërkuar Veselit këto ditë që të formohet një koalicion në mes VV’së dhe PDK-së.

“Nuk kanë nevojë të mashtrojnë opinionin për izolim dhe të më çojnë mua njerëz që të bëjmë qeveri të përbashkët”, ka thënë Veseli në një intervistë për “Reporteri”.

Kryetari i PDK-së disa herë e ka bërë të qartë se këtë mandat partia e tij do të qëndrojë në opozitë, për shkak se doli e treta në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar.

Qeveria e krijuar në mes koalicionit VV-LDK, zgjati vetëm 45 ditë para se të rrëzohej me mocion votëbesimi.

Deri te ky rrëzim, erdhi si rezultat i inicimit të mocionit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për shkak se kryeministri Kurti e shkarkoi ish-ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun.

Ndërsa kryeministri Kurti thotë se e shkarkoi ish-ministrin, Agim Veliun, me arsyetimin se ky i fundit u deklarua pro gjendjes së jashtëzakonshme. Opinion ky me të cilin nuk pajtohej Kurti.

Share This Article