Veshjet popullore të Beratit ekspozohen në Muzeun Arkeologjik të Durrësit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Vishu me trashëgimi” titullohet ekspozita e çelur në Muzeun Arkeologjik të Durrësit, një koleksion veshjesh popullore të qytetit të Beratit.

Kjo ekspozitë u çel nga Qendra Muzeore e Durrësit dhe Qendra Muzeore e Beratit, me qëllim njohjen dhe promovimin e vlerave tona kombëtare.

Përmes kësaj ekspozite është sjellë pranë publikut durrsak një pjesë e çmuar e trashëgimisë beratase, veshje autentike dhe origjinale, të fotografuara mjeshtërisht nga Ardian Fezollari në mjediset e Muzeut Etnografik të Beratit.

“Vishu me trashëgimi” është një formë e re edukimi, ndërgjegjësimi e sensibilizimi në shërbim të njohjes së vlerave muzeale e trashëgimisë sonë kulturore. Veshjet popullore janë pa dyshim një pasuri e madhe e kombit shqiptar.

Ekspozita do të jetë e hapur deri në datën 11 shkurt, në pritje të vizitorëve nga qyteti i Durrësit./ATSH/

Share This Article