ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera… 1 hour ago
Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim 1 hour ago
TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur 1 hour ago
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës 7 hours ago
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe 7 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“Vetëm 1 demokrat kishte regjistruar 500 persona”/ Berisha thirrje emigrantëve: Ndiqni shembullin e tij

albnews by albnews
14 January, 2025
in Albania
0
“Vetëm 1 demokrat kishte regjistruar 500 persona”/ Berisha thirrje emigrantëve: Ndiqni shembullin e tij
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një mbledhje me të zgjedhurit vendorë, kryetarët e Bashkive dhe këshilltarë bashkiak të PD.

Berisha u ndal te vota e diasporës, ku tha se vetëm një emigrant demokrat kishte regjistruar 500 persona. Marrë shkas nga kjo, kryedemokrati bëri thirrje që të ndiqej ky shembull edhe nga refugjatët e tjerë.

RelatedPosts

Policia britanike kërkon ndihmë për të gjetur Blerimin e shpallur në kërkim, komentet e shqiptarëve ‘thyejnë’ rrjetin: Në Bathore City me do kusho… 

“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera…

Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ju jeni qeveritarët e PD, parlamentarët vendorë të saj.

Në këtë fazë që jemi, pra krahas angazhimit tuaj për programin, detyra juaj është të regjistroni të gjithë problematikat lokale në mënyrë që ato të gjejnë pasqyrim në programin ekonomik, social të PD-së. Detyra juaj është, lupën mbi këta hajdutë që nuk kanë të ndalur. Iku Gjushi, ishte lule Gjushi sa vjedh ky Sako. Është si motër siameze me Veliajn. Apo Beneti, Pjerini apo ky i Elbasanit, apo ai Peleshi i Korçës. Pra, kudo. Sot po hynte dhe dilte ajo e Lushnjes. Këta janë një bandë hajdutësh. Prandaj ju me lupë të gjithë veprimtarinë e tyre.

Koha është e ngushtë, 4 muaj janë, as 4 muaj nuk janë tamam. Këto zgjedhje kanë një risi të madhe. Vota e emigracionit dhe diasporës. A na ka gjetur të përgatitur kjo? Jo, nuk mund të themi se nuk kemi praktikë. Por a është kjo një zhvillim historik? Po, është kjo sepse këtë vit e tutje mbi 1.5 milionë shqiptarë do ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar në vendin e tyre, sidomos për ne, që jemi parti e lirive dhe të drejtave të njeriut.

Tani, ky është një problem shumë më i madh sa mund ta imagjinojnë me, sepse përballë konstituencës kombëtare në Shqipëri që është 28 mijë km katrorë, është planeti. Shqiptarë në të katër anët e tij. Shqiptarë kudo. Vetëm me angazhimin e secilit prej jush, e çdo drejtuesi, e çdo deputeti, e çdo këshilltari, e çdo demokrati dhe demokrateje, ne mund të arrijmë ta shndërrojmë votën e emigracionit dhe diasporës në Levën e Arkimedit për fitoren e opozitës. Nuk i duan këta, ata kanë ikur nga Edi Rama, ata kanë ikur nga vjedhjet e tyre, ata kanë ikur nga mospasja shumica e tyre.

Ja ku e kam këtu grafikun e tyre, i cili fakton se nga viti 2007 deri në vitin 2014, popullata në Shqipëri u rrit nga viti në vit. Nga viti 2009-2012, u rikthen në Shqipëri 180 mijë familje emigrantësh dhe emigrantët erdhën të votojnë.

Pra, ne këtë zbrazje të madhe që i ka bërë Shqipërisë me vjedhjen, ne do e ndalojmë, do e stopojmë. Po kjo kërkon kontributin e të gjithë këtyre që janë larguar, votën e tyre. Dhe ata do mund të marrin pjesë në qoftë se ne i ndihmojmë, orientojmë, kontaktojmë, flasim me ta. Tani, që të jem konkret me ju, mbrëmë një deputete e jona, Elda Hoti më dërgoi regjistrimin që një demokrat i familjes së saj kishte bërë në Kanada. Sa thoni ju? 500 emigrantë. Këtij demokrati i shpreh mirënjohjen më të pakufishme, ama 500 emigrantë i kishte dorëzuar me listë. Një njeri ishte.

Si i kishte regjistruar? Ai ishte përkushtuar me të gjithë ata që njihte, një zinxhir.

Tani, në qoftë se ne nuk ndjekim shembullin e këtij demokrati, ne nuk i përgjigjemi detyrës që kemi. Në çdo betejë, nuk ka gjë më të pazëvendësueshme dhe të rëndësishme se shembulli personal.
Edhe ju duhet të udhëhiqni me shembullin personal. Prandaj këtu bashkë do caktojmë një numër që do marrim për çdo këshilltar, i cili mjafton të mbyllë sytë dhe u them që në 98 përqind të rasteve ka rrezik të ketë më shumë jashtë se brenda nga njerëzit e tij.

Por, çfarë faktoi fushata e Donald Trump? Fushata faktoi se kjo ishte një nga levat kryesore të fitores. makineria elektorale e presidentit Trump u bazua pikërisht në trungun familjar të secilit. Pra, detyra jote është që të bësh kontrollin e drurit familjar dhe t’i bindësh ata që të votojnë. Në fakt i funksionoi shumë mirë se ka shumë mënyra përballje të tërheqjes në votim, por kjo mënyrë u faktua eficente. Atyre kjo u funksionoi. Prandaj edhe ne, duke ndjekur procesin, duhet ta shndërrojmë këtë mënyrë në mënyrën kryesore të fushatës. Me laps dhe letër, të gjithë xhinsin tonë familjar, me krushqi, me akraba, me çfarë kemi e çfarë nuk kemi dhe do e shihni ju si do i shumojmë votat ne.

Ndaj dhe ku janë dhe ku nuk janë shqiptarët, nga Afrika e Jugut, Zelanda e Re, në Kepin e Veriut, ne do bëjmë gjithçka që t’i regjistrojmë dhe mund t’i regjistrojmë. Bëjmë një mision, i ndihmojmë të gëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese, por i bëjmë bashkëautorë në një rotacion me rëndësi historike për Shqipërinë dhe shqiptarët. Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë!

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera…

“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera…

14 December, 2025
Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim

Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim

14 December, 2025
TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur

TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur

14 December, 2025
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result