Vetëm 35% e të punësuarve në Maqedoni marrin paga mbi mesataren

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vetëm 35 për qind e qytetarëve të punësuar në Maqedoninë e Veriut marrin pagë mbi mesataren e cila tani arrin në 28,721 denarë.

Enti Shtetëror i Statistikës që nga fillimi i vitit, ka vërejtur rritje konstante të pagës mesatare, e cila më së shumti ka të bëjë me rritjen e pagave në industrinë IT dhe farmacinë.

Por, sipas të dhënave, të punësuarit në një numër të madh të veprimtarive marrin paga nën mesatare. Industria e tekstilit dhe lëkurës vazhdon të jetë me pagat më të ulëta, të cilat mesatarisht janë 17,570 denarë, pas tyre janë pagat në restorante, kafene dhe veprimtari të tjera të lidhura me ushqimin ku të ardhurat mujore lëvizin në rreth 18,780 denarë. Pagat e të punësuarve në arsim, art apo në prodhimin e produkteve ushqimore lëvizin nga 20 deri në 27 mijë denarë.

Share This Article