“Vetëm fitorja na bën punë” – Sylvinho flet para duelit me Gjeorgjinë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas ndeshjes me Çekinë, Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë nesër ndeshjen e dytë të muajit tetor ndaj Gjeorgjisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Në prag të kësaj sfide, përzgjedhësi Sylvinho doli në konferencën zyrtare për media nga stadiumi ku do të luhet ndeshja, “Mikheil Meskhi”.

Sylvinho tha se Shqipërisë i duhet vetëm rezultat pozitiv nesër në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë për të arritur objektivin që është vendi i parë në grup. Trajneri vlerësoi Gjeorgjinë, ndërsa iu rikthye ndeshjes së parë me këtë kundërshtar në Tiranë, komentoi mungesat e Gjeorgjisë dhe foli për skuadrën, ndërsa nuk dha asnjë detaj rreth formacionit që pritet të hedhë nesër në fushë.

Mungesat te Gjeorgjia – Kçorashvili është një lojtar i madh, por themi se janë një ekip i fortë, taktikisht i rreshtuar shumë mirë, ka edhe shumë lojtarë të mirë. Është një ekip i fortë, fizikisht, taktikisht, ka cilësi teknike, nisen në kundërsulm me shumë kualitet. Thuajse gjithmonë shkojnë në portë. Ai është mungesë e rëndësishme se është lojtar i mirë por jam i sigurt se kush shkon në fushë do jetë me 100 km/orë. Nuk ndryshon gjë për ne, është ekip i fortë për t’u mundur, nuk është ekip i thjeshtë.

Share This Article