Vetëm një vdekje në Britani nga Covid-19, 50 milionë të vaksinuar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Mbretërinë e Bashkuar është regjistruar dita më e lehtë nga pandemia në 9 muajt e fundit. 1649 infektime janë shënuar sot që është numri më u ultë që nga shtatori, transmeton Gazeta Metro.


Të dhënat e Departamenti i Shëndetit britanik tregojnë se kjo është hera e tretë që vdekjet kanë rënë në këtë nivel, me 3 gusht dhe 30 gusht. Numri i rasteve pozitive të hënën është më i ulëti që nga shtatori para se vala të dilte nga kontrolli.

Deri tani 34.6 milionë britanikë kanë marrë një dozë të vaksinës dhe 15.4 milionë – apo 30 % e popullatës së gjithë të rriturve janë vaksinuar me të dy dozat.

Ministri i Shëndetësisë së Britanisë, Matt Hancock, ju gëzua kësaj arritje e tha se do të jetë një ‘ verë e madhe britanike’.

Me gjithë suksesin e fushatës së vaksinimit që vjen me rënien e rasteve dhe vdekjeve, i ra kryeministrit britanik Boris Johnson të hedhë ujë të ftohtë në shpresat për pushimet e verës, kur paralajmëroi se vendosja e shumë shteteve në listën e lejimit për udhëtim do të lejonte ‘shtim të sëmundjes;. Komentet e tij erdhën disa orë pasi BE kishte shpalosur planet për të lejuar të hyjnë britanikët e vaksinuar për pushime të verës.

https://ourworldindata.org/explorers/coronavirus-data-explorer?zoomToSelection=true&pickerSort=desc&pickerMetric=population&hideControls=true&Metric=People+vaccinated&Interval=Cumulative&Relative+to+Population=true&Align+outbreaks=false&country=BHR~BRA~CHL~FRA~DEU~HUN~IND~ISR~SRB~TUR~GBR~USA~URY

Share This Article