Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të ketë vetëm një vit afat që të nënshkruaj një marrëveshje me Kosovën dhe një ditë afat që t’i vë sanksione Rusisë, menjëherë pasi që të formohet qeveria e re në krye me Ana Bërnabiç.
“Vuçiç ka një ditë nga formimi i qeverisë për të vendosur sanksione dhe masa të tjera kufizuese kundër Rusisë dhe Bjellorusisë dhe një vit për të nënshkruar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme me Prishtinën”.
Kështu të paktën pretendon mediumi serb ‘Danas’, duke u thirrur në burime diplomatike.
Nëse Serbia nuk është e gatshme të harmonizojë politikat e jashtme me ato të Bashkimit Evropian, atëherë do të përballet me masa kufizuese të BE-së.
“Nëse Bashkimi Evropian vendos për sanksione, hapi i parë do të jetë ndalimi i fluksit të parave në Serbi, pastaj anulimi i Shengenit, ndalimi i negociatave për anëtarësim në BE dhe më pas vinë sanksionet”.
Nga ana tjetër, Vuçiç do t’i mbajë shpresat tek mbështetja e udhëheqësit autoritar në Hungari, Viktor Orban dhe tek Komisioneri i BE-së, Oliver Varhelji, nëse BE vendosë të ndërmarrë veprime të tilla.
“Aleksandar Vuçiç shpreson në mbështetjen e Viktor Orbanit për ta bllokuar atë ose përmes Këshillit të BE-së ose përmes Komisionerit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelji”.