Vetëm Nju Jorku ka më shumë raste koronavirusi se çdo shtet tjetër i botës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i rasteve me koronavirus në Nju Jork ka arritur në 151,598 sipas NBC News, duke kaluar çdo shtet tjetër në botë përveç totales së SHBA.

Sëmundja ka vrarë rreth 2,000 vetë në SHBA vetëm të mërkurën që ishte rekordi i dytë radhazi, ndërsa në të gjithë SHBA numri i infektimeve ka arritur në 430,993. Numri i viktimave ishte 14,757.

Në të gjithë botën numri i të infektuarve pritet të kalojë sot 1.5 milionë dhe i të vrarëve 90,000.

“Jemi duke sheshuar kurbën pasi po kryejmë me rigorozitet distancimin social,” tha kryebashkiaku Andrew Cuomo duke shtuar se ka një stabilizim të shifrave.

Ndërkohë epiqendra të reja të epidemisë po shfaqen në SHBA si Filadelphia, Washington e Chicago. Presidenti Donald Trump tha se miliona maska ishin dërguar në këto vendndodhje.

Ai shtoi se janë 10 mjekime në testimet klinike dhe tha se numrat po tregojnë shpresë.

Share This Article