Veterani i UÇK-së, Ekrem Bajraktari ka nevojë për ndihmën tuaj

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Bajraktari, nga Kishnareka e Drenasit, apelon për ndihmë, sepse bashkëshortja e tij Arta, ka nevojë për shërim jashtë vendit.

Në pamundësi që ta mbulojë vet faturën e kërkuar nga një spital ku Arta ka shërim, Bajraktari kërkon ndihmë.

Apeli i tij në Facebook:

APEL PËR NDIHMË

Të nderuar miq, shokë, humanistë, familjar, kam nevojë për ndihmë financiare.

Bashkëshortja ime Arta Bajraktari-Temaj që nga muaji Gusht i vitit 2020 është diagnostikuar me Limfomë Margjinale-MARGINAL ZONE NON HODGKYN LYMPHOMA. Nga Nëntori i vitit 2020 deri në muajin Prill të vitit 2021 është trajtuar me kimioterapi në një spital në Turqi mirëpo pas kontrolleve të fundit që kemi në Turqi dhe në QKUK, mjekët kanë konstatuar se sëmundja është përsëritur dhe tani sipas mjekëve duhet urgjentisht të bëhet transplanti i Palcës Kurrizore. Trajtimi për transplant do të kryhet në Spitalin Medical Park në Stamboll ndërsa shuma e kërkuar është 75 mijë euro. Ne deri me tani kemi siguruar një mbështetje prej 30 %, nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të Republikës së Kosovës, ndërsa shumën tjetër duhet ta sigurojmë vetë. Në pa mundësi për ta siguruar shumën e duhur, kërkoj ndihmë nga ju miq, shokë, familjarë, humanistë, njerëz të vullnetit të mirë që me aq sa keni mundësi të na ndihmoni që ta sigurojmë shumën e nevojshme për trajtim jashtë vendit.

Nr. i telefonit për kontakt 044 217 568

Ju falënderoj përzemërsisht!

Me respekt: Ekrem Bajraktari

Share This Article