Veterani që mblodhi 29 milionë funte për spitalet, merr 125.000 kartolina për ditëlindje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Më shumë se 125,000 kartolina me urime për ditëlindje janë dërguar në adresë të veteranit 99-vjeçar britanik, Tom Moore, i cili duke ecur nëpër oborrin e tij arriti t’i mblidhte 29 milionë funte për spitalet e vendit.

Veterani i famshëm do t’i mbushë 100 vjet jetë këtë të enjte, ndërsa në shkollën Bedford, ku po qëndronte edhe nipi i tij, vullnetarët i kanë hapur kartolinat e shumta për ditëlindje, shkruan “CNN”.

“Sasia e kartolinave që i janë dërguar gjyshit është mahnitëse”, tha nipi i veteranit, Benjie Ingram-Moore, i cili i ka menaxhuar rrjetet sociale gjatë fushatës së gjyshit të vet për mbledhjen e fondeve për sistemin shëndetësor.

“Shumë prej kartolinave janë vërtet me fjalë zemre. Mijëra sosh janë shkruar nga fëmijët, të cilët e kanë shfaqur talentin e tyre dhe kanë shkruar nga një mesazh personal”, tha ai.

Ndryshe, Britania e Madhe është një prej vendeve më të prekura nga koronavirusi në Evropë dhe për një kohë është përballur me mungesë të shtretërve në spitale për shkak të numrit të madh të pacientëve dhe përhapjes së shpejtë të virusit.

Share This Article