Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese vendimin e Thaçit për mandatarin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lëvizja Vetëvendosje e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetueshmërisë se dekretit të presidentit që e bëri publik sot.

Rexhep Selimi nga kjo parti tha se presidenti Thaçi ka shkelur Kushtetutën duke dekretuar Avdullah Hotin për mandatar për formimin e Qeverisë së Kosovës.

“Ne vlerësojmë që presidenti ka vazhduar të shkelë kushtetutën dhe si të tille e kemi dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese. Jo rastësisht në këtë kohë kur po përfundon java e punës, kur dihet qe nesër është festë pastaj vikendi, presidenti është kujdesur që qoftë gjykatën, qoftë administratën ta gjejë në pushim. Natyrisht se ne nuk na zë në gjumë as kjo”, tha Selimi.

Share This Article