Vetëvendosje e para, 5.696 vota më shumë se LDK-ja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në bazë të dhënave të publikuara në faqen e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 197.966 vota ose 25,79%. E dyta është LDK 192.300 ose përkthyer në përqindje 25,05%.

Partia Demokratike e Kosovës është e treta dhe ka marrë 162.342 apo 21.15% të votave. Kurse, koalicioni AAK-PSD, ka marrë 89.287 vota ose 11,63%.

Koalicioni Nisma socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re ka marrë 37.786 vota ose 4,92 përqind.

Ndërsa, lista serbe ka marrë 47.633 vota ose 6,21 përqind.

Numërimi i fletëvotimeve në vendvotime është përmbyllur mbrëmë, por vetëm procesimi i të dhënave nuk është bërë akoma për 4% të vendvotimeve. Kështu ka thënë për KosovaPress, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka shtuar se këto janë rezultate preliminare, por do të bëjnë përpjekje që sa më shpejt t’i shfaqin të dhënat nga të gjitha vendvotimet.

Rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Share This Article