Vetëvendosje kërkon shkarkimin e Selmanajt: Nuk është më i mirëseardhur në Kuvend

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar shkarkimin e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj, duke e quajtur këtë si veprim që kryeministri Avdullah Hoti duhet ta marrë me doemos, raporton Gazeta Express.

Ushtruesi i shefit të Grupit Parlamentar të LVV-së, Liburn Aliu në seancën e sotme plenare ka thënë se Selmanaj më nuk është i mirëseardhur në Kuvend.

“Çdo ditë që kalon pa marrë masa konkrete për largimin e Driton Selmanajt nga pozita e zëvendëskryeministrit, është dëmtim, përveç se është fyerje për viktimat e krimeve të Serbisë në Kosovë. I apostrofuari këtu në Kuvend nuk është i mirëseardhur dhe ky është qëndrim i yni si grup parlamentar”, ka thënë Aliu.

Ai ka thënë paraprakisht se çështja e të pagjeturve është shtylla identitare e shtetit të Kosovës. 

Share This Article