Vetëvendosje mbyll fushatën me tubim në Prishtinë, Kurti: Mos na lini nën 500 mijë vota!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lëvizja Vetëvendosje ka mbyllur fushatën elektorale për zgjedhjet e së dielës në Kosovë, me një takim të madh në Prishtinë, ku mijëra qytetarë u mblodhën në mbështetje të Albin Kurtit dhe partisë së tij.

Kryeministri Kurti u bëri thirrje qytetarëve që të mos e lënë qeverinë e tij nën 500 mijë vota dhe e cilësoi 9 shkurtin si ditën e referendumit popullor.

“Ju kujtoj dhe ju lutem, mos na lini nën 500 mijë vota. Na duhen 500 mijë vota. Nuk ju kam lutur më herët, s’ju lus më vonë, aman mos na lini nën 500 mijë vota. Duam 500 mijë zemra, mos na lini vetëm, që të jenë 500 mijë vota kur të hapen kutitë mbrëmjen e të dielës”, bëri thirrje Kurti.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen të dielën, më 9 shkurt, ku 2,075,868 qytetarë brenda dhe jashtë vendit kanë të drejtë vote.

Procesi, i organizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të zhvillohet në 38 komuna dhe 941 qendra votimi, prej të cilave 38 do të jenë të dedikuara për votimin me kusht.

Share This Article