Vetëvendosje më 26 prill proteston

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se të premte, më 26 prill, në ora 11:55 do të organizojë protestë paqësore para ndërtesës ku ndodhet Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i këtij subjekti, Albin Kurti, i cili në një konferencë për media, ka thënë se këtë protestë e thërrasin si qytetarë të brengosur të Republikës të Kosovës për fatin e shtetit të pavarur.

Ai ka ftuar qytetarët e Republikës që të bashkohen në këtë protestë paqësore kundër kapjes së shtetit.

Kurti ka thënë se çlirimit të Kosovës nga Serbia duhet t’i bashkëngjitet edhe çlirimi nga krimi dhe korrupsioni.

Sipas tij, kryeprokurori Aleksandër Lumezi nuk e ka vendin në rrugën që mban emrin “Luan”.

Share This Article