Vetëvendosje nuk heq dorë nga Albulena Haxhiu: Ndërrimi i saj, i papranueshëm

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lëvizja Vetëvendosje, e konsideron të papranueshme ndërrimin e emrit të Albulena Haxhiut e cila është propozuar për kryetare të Kuvendit të Kosovës. Legjitimiteti i Albulena Haxhiut që të jetë kryetare është i pa kontestueshëm sipas deputetes Mimoza Kusari-Lila. Ajo shtoi se Albulena Haxhiu është gruaja më e votuar në zgjedhjet e shkurtit.

“Lehtësia me të cilën që po gjykohet dhe po vlerësohet mundësia e ndërrimit të kandidates është i papranueshëm nga ne…Legjitimiteti i Albulena Haxhiut që të jetë kryetare është i pa kontestueshëm”, tha Kusari-Lila.

Deputeti tjetër i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati tha se opozita është e pa interesuar që të zhbllokojë procesin. “Ka disa kundërthënie, disa paradokse në lidhje me sjelljen e deputetëve të opozitës. Janë totalisht të pa interesuar që të zhbllokojnë procesin”, u shpreh ai.

Ndërsa edhe deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci pas dështimit për herë të pestë të konstituimit të Kuvendit, tha se kjo nuk është duke u bërë në mënyrë të qëllimshme.

Ai tha se opozita duhet ta respektoj kushtetutën dhe ta votoj kandidaten.

Në përpjekjen e pestë për t’u zgjedhur kryeparlamentare, Haxhiu mori vetëm 57 vota për nga LVV-ja dhe komunitetet, 46 kundër nga PDK, LDK dhe AAK dhe ndërkaq, tre deputetët e Nisma-s abstenuan.

Vazhdimi i seancës konstituive pritet të mbahet të premten në orën 10:00. 

Share This Article