Vetëvendosje: Po përpiqen t’u ikin zgjedhjeve, s’ka president të ri me qeverisje të vjetër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi konsideron se përpjekja për zgjedhjen e një presidenti të ri nga partnerët e koalicionit qeveritar është një “përpjekje e dëshuar për t’ju ikur zgjedhjeve”.

Bislimi, në një konferencë për media ku ka prezantuar një sondazh sipas të cilit LVV do t’i fitojë zgjedhjet e së dielës në Podujevë, tha se s’mund të ketë president të ri pa zgjedhje të reja, raporton Gazeta Express.

“Konsensusi që ekziston është që nuk mund të ketë një president të ri me qeverisje të vjetër dhe me legjislaturë të vjetër”, tha Bislimi.

Ai tha se “zgjedhjet janë të paevitueshme”.

“Subjektet, kush më pak e kush më shumë, po tmerrohen nga rezultatet që mund të dalin nga zgjedhjet e reja”, tha Bislimi.

Share This Article