Vetëvendosje shtynë protestën e paralajmëruar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lëvizje Vetëvendosje përmes sekretares organizative Vlora Haxhimehmedi, ka njoftuar se është shtyrë protesta e paralajmëruar ditë më parë.

“Tash e disa javë është bërë presion i madh nga aktivistë e qytetarë për të dalë në protesta. Kjo u shtua sidomos dje pas paralajmërimit për seancë të jashtëzakonshme për të shtunën me 2 maj. Mirëpo, masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese sot, sigurisht se e shtynë protestën. Ndërkohë, puna e përditshme dhe përgatitjet tona vazhdojnë”, ka njoftuar në Facebook Haxhimehmedi.

Një protestë kundër formimit të Qeverisë së re ishte paralajmëruar përmes rrjeteve sociale më 4 maj.

Share This Article