Vetingu, Kim: S’është çështje partiake, deputetët të votojnë për Shqipërinë në BE

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim, deklaroi sot votimi për zgjatjen e afatit të vetingut është një vendim i rëndësishëm që kapërcen politikat e përditshme.

Pak para votimit në Kuvend për zgjatjen e afateve të vettingut, Kim i ka bërë thirrje palëve politike të bëhen bashkë dhe të votojnë pro.

“Amendamenti për zgjatjen e vettingut del para Kuvendit. Disa e kanë keqkuptuar ose keqinterpretuar atë si një çështje partiake ose si një kurth. Në fakt, është një vendim i rëndësishëm që kapërcen politikat e përditshme. Shpresojmë që deputetët të lënë mënjanë politikën dhe të votojnë për Shqipërinë në BE. Ne jemi me ju”, deklaroi ambasadorja Kim.

Gjithashtu, ambasadorja publikoi deklaratën e përbashkët SHBA- BE për mbështetjen e reformës në drejtësi./ATSH/

Share This Article