• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Friday, May 9, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
VETTING/ Gabimet e Ballukut në llogaritje, KLSH zbulon dëmin financiar që u bëri xhepave të qytetarëve! Si u përjashtuan nga tenderi 5 kompani, dyshimet për garë të padrejtë

VETTING/ Gabimet e Ballukut në llogaritje, KLSH zbulon dëmin financiar që u bëri xhepave të qytetarëve! Si u përjashtuan nga tenderi 5 kompani, dyshimet për garë të padrejtë

by albnews
15 March, 2024
in Albania, Politics
0
9
VIEWS

Por gjatë Komisionit Hetimor në momentin që deputetja e opozitës, Dhurata Çupi ka pyetur Ballukun për kompetencat e Ministrisë së Infrastrukturës mbi Njësinë e Zbatimit të Projektit, diskutimi për këtë çështje i shpëtoi mikrofonit.

Nga të dhënat e siguruara për dosjen e inceneratorëve bie në sy fakti se në hije qëndrojnë anëtarët e Njësisë së Zbatimit të Projektit, të cilët kanë përgjegjësi për monitorimin e kontratës nga Ministritë dhe Bashkitë.

Një detaj i vogël por i rëndësishëm, nga ku SPAK mund të zgjeronte rrethin e personave që kanë lejuar shpërdorimin e parave publike, në lidhje me pagesat për shërbimeve të pakryera.

Për më tepër, opozita shqiptare ka patur rezerva në këtë drejtim, pasi sipas tyre, SPAK mund të kishte bërë më shumë me hetimet.Vetëm për inceneratorin e Elbasanit, në total janë paguar rreth 31 milionë euro nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit, si dhe nga Ministria e Infrastrukturës.

Ndërkohë shifrat  për inceneratorin e Fierit sipas pagesave të thesarit nga Open Data shkon rreth 33 milionë euro.

Në lidhje me mbetjet urbane, Kontrolli i Lartë i Shtetit zbulon se raporti i dorëzuar nga Ministria e Infrastrukturës te Ministria e Ekonomisë është jashtë afateve.

Nga dokumentet evidentohet se diferenca midis shpenzimeve që ka deklaruar Ministria e Infrastrukturës dhe asaj që realisht është kryer, rezulton 1 miliardë e 338 milionë lekë ose 13 milionë euro për mbetjet urbane.

Për inceneratorin e Fierit dhe të Elbasanit, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputeti socialist, Alqi Bllako si dhe tre administratorët e kompanive të inceneratorëve, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja janë dënuar për vepra penale të lidhura me aferën e inceneratorëve, ndërsa ish zv. kryeministri Arben Ahmetaj është në kërkim ndërkombëtar nga SPAK.

Audititi i KLSH ka evidentuar edhe dëm ekonomik në tendera, ku gabimet e Ministrisë së Infrastrukturës kanë sjellë keqllogaritje të fondeve publike.

Një ndër këto tendera, është kontrata për shërbimet inxhinierike të pavarura për zbatimin e projektimit, ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugës Porti i Jahteve-Bypass Orikum, Dukat.

Sipas audituesve, kjo procedurë ka rezultuar me keqllogaritje të fondit limit.

Në raport theksohet se ky gabim nga Ministria e Infrastrukturës u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë 156 milionë lekë ose rreth 1.6 milionë euro më shumë.

Sipas KLSH MIE:“Sa më sipër vlera për shpenzimet e rimbursueshme prej 155,695,418 lekë me TVSH (186,930,000 lekë -31,234,582 lekë) është e paargumentuar dhe e pajustifikuar mbi bazat ligjore nga grupi i hartimit të specifikimeve dhe fondit limit, vlerë e cila është përfituar padrejtësisht nga sipërmarrësi i “Shërbimeve inxhinierike të pavarura për zbatimin e Kontratës Koncesionare/PPP” në dëm të buxhetit të shtetit” thuhet në dokumentin e KLSH.

Dyshimet për korrupsion me këtë tender përforcohen kur zbulojmë mënyrën se si është bërë gara për tenderin në vitin 2021.

Në garë kanë marrë pjesë 6 kompani, por 5 janë skualifikuar nga Ministria e Infrastrukturës pasi nuk plotësonin kushtet, duke e shënuar tenderin me flamur të kuq me indicie për fitues të paracaktuar.

Më 4 maj 2021, skualifikimi i konkurrentëve ka shpallur automatikisht fitues bashkimin e kompanive “Gjeokonsult & Co” me ofertë 1 milionë lekë më pak se fondi limit. Kujtojmë se “Gjeokonsult & Co”, është e njëjta kompani që ka marrë në mbikqyrje kontratën për Shkallën e Tujanit, e akorduar përtej parashikimeve të buxhetit për Rrugën e Arbrit.

KLSH-ja është ndalur edhe mbi shpronësimet dhe procedurat e kryera nga Ministria e Infrastrukturës dhe Agjencia Shtetërore e Shpronësimit, ku sipas audituesve nuk janë ndjekur praktikat e negocimit.Konkretisht në aktet nënligjore që rregullojnë procesin për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik nuk janë përditësuar me  qëllim përshtatjen e tyre me ndryshimet ligjore.

Nga dokumentacioni rezultoi se përgjatë periudhës së auditimit, Ministria e Infrastrukturës dhe Agjencia Shtetërore e Shpronësimit kanë zhvilluar 187 procese gjyqësore për shpronësimin, të cilat sipas KLSH-së nëse do të kishin ndjekur praktikën e negociatave, do të sillnin ulje të faturës së shpronësimit për buxhetin e shtetit.

Ndërkohë që Inceneratorët kanë “djegur” vetëm para, rrugët financohen e ri financohen pa plane të qarta. Por shkeljet dhe dëmet e shkaktuara nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kanë cënuar drejtpërdrejt buxhetin e shtetit duke u bërë një barrë e rëndë për shqiptarët.

Megashkeljet në proceset e tenderave, koncensioneve dhe sidomos rishqyrtimet e buxheteve financiare për projektet rrugore të pasqyruara në raportet e KLSH, nuk eklipsojnë edhe auditimet e fundit nga KLSH-ja.

Previous Post

“Ndonjëherë duhet të zhytesh thellë për të gjetur veten”, Dua Lipa noton në thellësi të detit dhe poston foto në Instagram

Next Post

Pas arrestimit të “krahut të djathtë” të Ballukut për korrupsion, reagon Altin Dumani: Nuk do kursejmë askënd!

albnews

albnews

Related Posts

Berisha: Ne që përmbysëm dikur një diktaturë, ne do përmbysim këtë diktaturë! Ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, do anëtarësojmë Shqipërinë në BE
Albania

Berisha: Ne që përmbysëm dikur një diktaturë, ne do përmbysim këtë diktaturë! Ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, do anëtarësojmë Shqipërinë në BE

9 May, 2025
PD nxjerr emra, denoncon shkelje masive në procesin zgjedhor
Albania

PD nxjerr emra, denoncon shkelje masive në procesin zgjedhor

9 May, 2025
VIDEO/ U përplas me shtyllën në mes të rrugës, momenti kur rrëzohen 3 çiklistë në Tiranë në etapën e parë të Giro d’Italia
Albania

VIDEO/ U përplas me shtyllën në mes të rrugës, momenti kur rrëzohen 3 çiklistë në Tiranë në etapën e parë të Giro d’Italia

9 May, 2025
Next Post
Pas arrestimit të “krahut të djathtë” të Ballukut për korrupsion, reagon Altin Dumani: Nuk do kursejmë askënd!

Pas arrestimit të “krahut të djathtë” të Ballukut për korrupsion, reagon Altin Dumani: Nuk do kursejmë askënd!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha: Ne që përmbysëm dikur një diktaturë, ne do përmbysim këtë diktaturë! Ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, do anëtarësojmë Shqipërinë në BE

Berisha: Ne që përmbysëm dikur një diktaturë, ne do përmbysim këtë diktaturë! Ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, do anëtarësojmë Shqipërinë në BE

9 May, 2025
Franca po ndërton “bishën” e detit, aeroplanmbajtësja më e madhe në Europë

Franca po ndërton “bishën” e detit, aeroplanmbajtësja më e madhe në Europë

9 May, 2025
Shpërthime të forta në aeroportin ndërkombëtar të Kashmirit – India dhe Pakistani në prag lufte?

Shpërthime të forta në aeroportin ndërkombëtar të Kashmirit – India dhe Pakistani në prag lufte?

9 May, 2025
Vjosa Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

Vjosa Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

9 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4669 shares
    Share 1868 Tweet 1167
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2376 shares
    Share 950 Tweet 594
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1857 shares
    Share 743 Tweet 464
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1806 shares
    Share 722 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1693 shares
    Share 677 Tweet 423
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM