Vettingu në politikë/ Dashamir Shehu: Shpresoj që të fillojë nga Basha dhe shefat

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dashamir Shehu tha se në parim ishte dakord me propozimin e Bashës, por shtoi se SPAK nuk është struktura e duhur për t’u marrë me këtë nismë.

Kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehu ka komentuar propozimin e kryedemokratit Lulzim Basha për vettingun e politikanëve, propozim i risjellë nga viti 2018.

Në fjalën e tij, i ftuar në emisionit “Open”, Shehu tha se në parim ishte dakord me propozimin e Bashës, por shtoi se SPAK nuk është struktura e duhur për t’u marrë me këtë nismë. Shehu shtoi se prokurorët e SPAK duhet të merren me çështje të tjera dhe të hetojnë në “heshtje” dosje të tjera.

Qëllimi është i mirë dhe mirë do ishte kjo punë se janë pasuruar në mënyrë të përshpejtuar. Populli e kupton shumë mirë. Si qëllim është i mirë. Si formulë hajde ta diskutojmë. SPAK ça do bëjë më parë. Po i ngarkojmë këto struktura. I kemi besuar çështje…SPAK do na zgjidhi këto hallet e mëdha. Ne kemi akoma prokurori e hetues. Shteti i ka veglat për t’u marrë me këtë punë. Jam dakord për qëllimin e mirë. Ka ardhur dita që klasa politike të kontrollohet. U larguan nga puna gjyqtarë e prokurorë për gjëra që kur i krahasoj me politikanët…Gjykoj që do ngritur një strukturë, se do i përziejmë kot. Dhe do e nxjerrim jashtë loje dhe SPAK-un. Duhet një mekanizëm tjetër. Kështu do bëhet zhurmë shumë dhe punë pak. Shpresoj që të fillojë nga Basha dhe shefat. Shqiptarët e dinë kush janë të korruptuarit,”-tha ai.

Share This Article