Vetura e parkuar në një tatëpjetë, e shtypet për vdekje të moshuarin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 69-vjeçar ka vdekur pasi u godit nga vetura e tij ndërsa u përpoq ta ndalonte atë të lëvizte në një tatëpjetë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pensionisti ishte kthyer me një Kia Sportage të bardhë pas një shëtitje pasdite me djalin e tij, që besohet të ishte 25 vjeç, në Bolton, Greater Manchester.

Ai hap bagazhin për të futur qenin në makinë dhe ndërsa djali i tij – i cili kuptohet se është autik – hyn brenda, makina fillon të lëvizë mbrapa teposhtë.

Ai mund të shihet duke u përpjekur të ndalojë makinën të lëvizte, por tragjikisht bie nën të dhe shtypet për vdekje.

Banorët e tmerruar më pas nxitojnë në rrugë për t’u përpjekur ta ndihmojnë burrin, por ai u deklarua i vdekur në vendin e ngjarjes nga mjekët e ndihmës së shpejtë.

Djali i këtij burri ngushëllohet nga fqinjët ndërsa u lut: ‘Të lutem, mos e lini babanë tim të vdesë’.

https://metro.co.uk/video/embed/2406230
Share This Article