Vëzhgoi Nikulajn para vrasjes: Çfarë dëshmoi anglezja Bridgeman kur u arrestua në Britani

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mësohen detaje të reja rreth Harriet Bridgeman për të cilën policia shqiptare ka dyshime se ishte pjesë e grupit të vëzhgimit që çoi në vrasjen e Ardian Nikulajt në 16 Prill.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu ka siguar dëshminë e britanikes 27 vjeçare pasi ajo do të arrestohej mesditën e të Dielës së shkuar.

E kam mësuar vrasjen pasi në llogarinë time në Facebook më erdhën shumë kërcënime. Nuk hezitova aspak të lidhesha me Ministrinë e Punëve të Jashtme Angleze dhe me Ambasadën Angleze në Tiranë. E bëra këtë se doja të jepja shpjegimet e mija” ka deklaruar ajo.

Harriet Bridgeman e pa punë, nënë e një fëmije 8 vjeç, u la e lirë me kusht nga gjykata, pasi babai i saj ofroi si garanci 20.000 stërlina.

Bridgeman bashkë me Thomas Mithan mbërritën në Rinas, në të njëjtin avion me datë 3 Prill dhe hipën në një makinë tip Golf që i çoi drejt Shëngjinit.

Mithan qëndroi vetëm 36 orë në Shqipëri, e u largua më pas duke hequr dorë nga bashkëpunimi me pjesën tjetër të grupit.

Gjykatës së ekstradimeve iu tha po ashtu se në ditën kur Mithan u largua nga Shqipëria Harriet Bridgeman dhe Steven Hunt shfaqen për herë të parë të dy bashkë në hotelin Coral, duke bërë filmime tek sa Ardian Nikulaj qëndronte atje.

Seanca e radhës e këtij procesi ekstradimi në Londër do të mbahet në fillim të Qershorit.

Share This Article