ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kosovë/ LDK shpall fitoren në tri komuna në raundin e parë, rezultat i rëndësishëm edhe në Prishtinë 2 minutes ago
Numërimi i votave/ Kush po prin në komunat me shumicë serbe? 4 minutes ago
Protesta pro-palestineze në Zvicër, 20 të plagosur dhe 536 të arrestuar. Dëme të mëdha materiale 7 minutes ago
PD: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek ndërtimi i hotelit luksoz në Shkëmbin e Kavajës me Visin e Pojës 19 hours ago
“Ndjesë për tavanin!” Djemtë e Kombëtares pastrojnë dhomën e zhveshjes para largimit 19 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz

Victoria Beckham rrëfen periudhën më të errët të jetës: Kontrolloja peshën time sepse…

albnews by albnews
10 October, 2025
in Show - Biz, UK
0
Victoria Beckham rrëfen periudhën më të errët të jetës: Kontrolloja peshën time sepse…
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pas suksesit të dokumentarit “Beckham” që solli në ekran jetën e David Beckham, këtë vit Netflix ka publikuar një seri të re të përqendruar te bashkëshortja e tij, Victoria Beckham.

Dokumentari i ri zbulon historinë e transformimit të saj nga një këngëtare pop e grupit “Spice Girls” në një dizajnere të respektuar ndërkombëtarisht — një udhëtim i mbushur me pasiguri, dështime, por edhe me një forcë të jashtëzakonshme për të mos u dorëzuar.

RelatedPosts

Kosovë/ LDK shpall fitoren në tri komuna në raundin e parë, rezultat i rëndësishëm edhe në Prishtinë

PD: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek ndërtimi i hotelit luksoz në Shkëmbin e Kavajës me Visin e Pojës

Titujt e Gazetave ne UK

Në premierën e mbajtur në Londër, Victoria foli për periudhën më të vështirë të jetës së saj pas ndarjes së grupit “Spice Girls”.

“Ndihesha e humbur. Kujtoj që mendoja: ‘Zot, çfarë do të bëj tani?’, gjithçka që njihja kishte mbaruar”.

Ajo tregoi edhe për presionin mediatik të asaj kohe, përfshirë momentin kur u peshuar publikisht vetëm gjashtë muaj pas lindjes së djalit të saj.

“Isha shumë e re dhe më lëndoi vërtet. Fillova të dyshoja në vetvete dhe të mos e pëlqeja më veten”.

Në dokumentar, ajo pranon se për vite është përballur me një çrregullim në ushqyerje.

“Kur ke një çrregullim të tillë, bëhesh mjeshtër në fshehje. Nuk isha kurrë e sinqertë për këtë, as me prindërit e mi”, shpjegon ajo, duke pranuar se kritikat për pamjen e saj e kishin dëmtuar thellë emocionalisht.

Pas zhvendosjes së familjes në Spanjë në vitin 2003, Victoria ndjeu nevojën të qëndronte në qendër të vëmendjes për të ruajtur identitetin e saj.

“E vlerësoja atë që kisha, por më mungonte qëllimi. Duhej të gjeja diçka që të ishte vetëm e imja”.

Në vitin 2008, Victoria themeloi markën e saj të modës, por përballja me botën e modës ishte e ashpër.

Vetëm në vitin 2013, redaktorja legjendare e Vogue pranoi ta ndiqte për herë të parë. Megjithatë, sukseset nuk e shpëtuan nga vështirësitë financiare. Në vitin 2016, biznesi i saj gjendej në krizë.

“Ishim miliona në humbje. Ishte e dhimbshme për të dy”, kujton David Beckham, i cili pranoi se s’mund ta ndihmonte më financiarisht në atë periudhë.

Një investim i ri në vitin 2017 nga biznesmeni David Belhassen e shpëtoi kompaninë, megjithëse fillimisht ai vetë e konsideroi projektin “një katastrofë”.

“Nuk kishin bërë kurrë fitim. Shpenzonin 80 mijë euro në vit vetëm për bimë zyre”, rrëfeu ai.

Victoria e pranon se dikur kishte humbur kontrollin:

“Nuk e kuptoja sa e shthurur isha me paratë. Njerëzit kishin frikë të më thoshin ‘jo’”.

Por falë përkushtimit dhe këmbënguljes, në vitin 2022 marka e saj doli më në fund nga humbjet, duke shënuar një kapitull të ri në jetën e një gruaje që refuzoi të ndalej, edhe kur bota dyshonte tek ajo.

“Kam mësuar që kontrolli i vërtetë nuk vjen nga pasqyrat apo nga pesha, por nga mënyra si e sheh veten”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kosovë/ LDK shpall fitoren në tri komuna në raundin e parë, rezultat i rëndësishëm edhe në Prishtinë

Kosovë/ LDK shpall fitoren në tri komuna në raundin e parë, rezultat i rëndësishëm edhe në Prishtinë

13 October, 2025
Numërimi i votave/ Kush po prin në komunat me shumicë serbe?

Numërimi i votave/ Kush po prin në komunat me shumicë serbe?

13 October, 2025
Protesta pro-palestineze në Zvicër, 20 të plagosur dhe 536 të arrestuar. Dëme të mëdha materiale

Protesta pro-palestineze në Zvicër, 20 të plagosur dhe 536 të arrestuar. Dëme të mëdha materiale

13 October, 2025
PD: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek ndërtimi i hotelit luksoz në Shkëmbin e Kavajës me Visin e Pojës

PD: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek ndërtimi i hotelit luksoz në Shkëmbin e Kavajës me Visin e Pojës

12 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result