VIDEO/ “A qendrojnë investitorët strategjikë pas operacionit nëTheth?” Rama: Në Shqipëri nuk ka asnjë oligark

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama nga mbledhja me deputetë e drejtues të bashkisë së Tiranës i hodhi poshtë zërat për ndërtime restoresh në Theth, pasi të përfundojë aksioni i IKMT-së për prishjen e objekteve të ndërtuara pa leje.

Ai tha se asnjë oligark apo investitor strategjik, siç është pretenduar nga opozita dhe jo vetëm, nuk do të përfshihet në projektet e zhvillimit në zonat rurale malore, por edhe ato bregdetare të vendit.

Në Shqipëri nuk ka asnjë oligark, aty nuk bëhet fjalë që do lejohen ndërtime dhe resorte. Është jashtë çdo lloj opsioni. 

Të gjitha teoritë lidhur me këtë operacion, janë për të ardhur keq. Thethi dhe banorët e tij nuk janë shfaqur nëpër ekrane, ata janë një grup njerëzish që nuk kanë lidhje me këtë histori. 

Ne do i mbështesim ata që kanë prona nëpër male me kusht që t’i drejtohen institucioneve, madje kemi bërë dhe ‘Paketën e maleve’”, deklaroi Rama.

Kryeministri paralajmëroi gjithashtu se procesi i legalizimeve do të përmbyllet brenda vitit 2028, por theksoi se nuk do të ketë legalizime në kundërshtim me ligjin.

“Ky proces synon të bashkojë dy gjëra, kemi marrë përsipër të mbyllim legalizimet brenda 2028, por ta harrojë kushdoqoftë që do legalizojë në shkelje të ligjit. 

Të gjitha ngrehinat e ngritura për qëllim fitimi do të rafshohen, nuk do të ketë asnjë tolerancë. Të gjitha skuadrat e deputetëve që morën së bashku 83 mandate të jenë pranë komuniteteve.” 

Share This Article