VIDEO/ Aeroplani ulet në autostradë midis makinave në lëvizje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një incident i rrallë ka ndodhur në Brazil, me një avion të vogël duke bërë ulje emergjente mes makinave në lëvizje në një autostradë në vend.

Skenat u regjistruan nga pasagjerët e mjeteve të tjera, të cilët ndodheshin disa metra mbrapa avionit “Pelican 500 BR”.

Avioni me një motor, kishte në bord dy pasagjerë dhe fatmirësisht asnjë prej tyre nuk u lëndua gjatë uljes.

Në video bien në sy manovrat delikate të pilotit, i cili arriti të ulë avionin pa u përplasur dhe pa shkaktuar një aksident trafiku.

Sipas policisë, avioni që pati probleme me motorin, mbante pilotin 29-vjeçar Mateus Renan Calado dhe pronarin e tij 71-vjeçar, Valdemiro Jose Minella.

Avioni hasi probleme në ajër, pak pasi u ngrit nga një aeroport në provincën jugore Santa Catarina të Brazilit, pak pas mesditës të së dielës.

Share This Article