Një aksident me pasagjerë nga Kosova ka ndodhur në orët e para të ditës së enjte në Austri.
Sipas mediave vendase, aksidenti ka ndodhur në një autostradë pranë Eugendorf, ku si pasojë janë lënduar disa persona.
Aksidenti thuhet se ka ndodhur pak pas orës 03:00, derisa autobusi po shkonte në drejtim të Vjenës dhe supozohet se autobusi që shkonte nga Kosova është përplasur me një parmak prej betoni.
Autoritetet kanë theksuar se në autobus gjendeshin 28 persona nga të cilët tre janë lënduar rëndë ndërsa 16 të tjerë lehtë.
Po sipas autoriteteve në Austri, autobusi ishte nisur nga Kosova për në Hanover të Gjermanisë.
Mediat austriake tanimë kanë dalë me supozime rreth shkakut që çoi në aksidentin e një autobusi me pasagjerë nga Kosova në një autostradë në Austri.
Sipas tyre, zëdhënësi i policisë Hans Ëolfgruber ka thënë në konferencën e parë për shtyp në orët e mëngjesit në Eugendorf se sipas vlerësimeve të para, aksidenti ka ndodhur “pa faj të palës së tretë”, domethënë shoferin mund ta ketë zënë gjumi ose shkak ka qenë një defekt teknik.
Siç ishte bërë e ditur edhe më herët, në aksidentin që ka ndodhur në një autostradë pranë Eugendorf të enjten mbrëma, 19 pasagjerë kanë mbetur të lënduar, tre prej tyre në gjendje të rëndë.
Ndryshe, aksidenti ndodhi rreth orës 3:00 në orët e para të ditës së enjte dhe në të kishte 28 pasagjerë që po udhëtonin në drejtim të Salzburgut kur shoferi humbi kontrollin e mjetit.
Një kontigjent i madh të ndihmës së parë janë dërguar në vendin e aksidentit ku përveç zjarrfikësve, kishte edhe disa ekipe mjekësore të urgjencës.
Mediat më herët kanë raportuar se autobusi që shkonte nga Kosova për në Hannover të Gjermanisë është përplasur me një parmak prej betoni.