Juventus dhe Milan nuk shkuan përtej 0-0 në përballjen direkte për vendin e dytë, për javën e 34 të Serie A. Barazimi në Stadium i buzëqesh kuqezinjve të teknikut Pioli, që mbeten të parët nga skuadrat ndjekëse me +5 ndaj bardhezinjve. E megjithatë, pika e marrë në Torino është rezultat i pritjeve vendimtare të portierit Sportiello, zëvendësuesi i Maignan pas dëmtimit të portierit francez në nxemje. Juventus tentoi me Vlahovic në pjesën e parë, më pas me Milik dhe Rabiot në pjesën e dytë, por pa shembur murin e Milan.
Nuk ka gola. Në Allianz Stadium përfundon 0-0 ndeshja mes Juventus dhe Milan. Pas një pjese të parë pa shanse dhe goditje në portë – veçanërisht nga kuqezinjtë – pjesa e dytë pa portierin Sportiello si protagonist. I aktivizuar në vend të Maignan, ai rezultoi vendimtar në të paktën tre raste. Më e rëndësishmja, megjithatë, u shpëtua nga Malick Thiaw, i cili ishte i aftë dhe me me fat që devijoi goditjen e Rabiot jashtë vijës, pesë minuta nga fundi.
Ndeshja përfundoi me një goditje me kokë të Milik në minutën e 86′, por tentativa e polakut kaloi ngjitur me shtyllën. 0-0 rezistoi edhe pas rrethimit të zakonshëm të Juventus në finalen e ndeshjes. Milan ruan epërsinë prej 5 pikësh ndaj Juventus, i cili tani mund të arrihet nga Bolonja në vendin e tretë. Kuqeblutë, në fakt, janë në kuotën 62. Me fitoren ndaj Udinese ata do të ngjiteshin në 65, aq sa skuadra e Max Allegri. Kuqezinjtë janë të dytët me 70.
https://nvcplayer.crazyvidup.com/embed/29LA6H7mMFQh0?autoplay=1&htmlplayer=1