VIDEO/ Australia flet shqip, 30 mijë shqiptarë në kontinentin e largët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nuk janë pak, por rreth 30 mijë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Australi.

Të zhvendosur një pjesë prej shumë vitesh, e kryesisht nga Manastiri e të tjerë më vonë, ata janë integruar dhe vijojnë të jenë të sukseshëm në aktivitetet e tyre sipërmarrëse.

Shqiptarët nga Maqedonia e Veriut, Shqipëri e Kosovë, janë vendosur kryesisht në qytete si Victoria, Melburn, Mareeba dhe Dangedong. Ata janë mirëintegruar në shoqërinë vendase, por gjithmonë duke ruajtur dhe trashëguar kulturën dhe traditën e vendit të origjinës.

Kjo falë edhe punës së shoqatave shqiptare që janë ngritur dhe funksionojnë aty.

Për gazetaren e SCAN tv Alida Lula, një prej shqiptarëve që jeton në Dangedong, Indris Zekiri, rrëfen se si u largua në këtë kontinent, jetesën e komunitet shqiptar etj.

Vetëm në një lagje, Zekiri thotë se janë mbi 600 familje shqiptare dhe emërtesat e rrugëve janë në gjuhën shqipe. Por ai ka dhe një mesazh për emigrimin masiv sidomos të rinjve ku thotë se askund balta nuk është më e ëmbël se aty ku janë rrënjët…

Share This Article