Koronavirusi si një eksperiencë e përjetuar apo jo po kthehet në topic mes liderëve botërorë. Gjatë një takimi mes Boris Johnson dhe presidentit të Brazilit, Jair Bolsonaro në New York, Kryeministri Britanik i kërkoi që të bëjë vaksinën me dy dozat. Boris Johnson lavdëroi vaksinën e prodhuar nga Oxford, duke thënë se AstraZeneca është një vaksinë e mirë.
Por Bolsonaro ka treguar më parë teori të çuditshme duke thënë se vaksinat mund t’i kthejnë njerëzit në krokodilë. Të dy liderët ndodhen në SHBA për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, kur iu kërkua të gjithëve të vaksinohen kundër koronavirusit.
Johnson i premtoi Bolsonaros së do të vizitojë Brazilin pasi situata me Covid të përmirësohet: Ne po punojmë bashkë për vaksinat. AstraZeneca është një vaksinë shumë e mirë. Unë kam bërë dy dozat nga AstraZeneca.
Teksa dilnin nga salla me pamje nga East River, Boris Johnson iu drejtua gazetarëve duke thënë: Unë e kam bërë vaksinën dy herë. Ndërsa Jair Bolsonaro, i cili e ka kaluar Covidin, madje u shtrua dhe në spital tundi gishtin duke nënkuptuar se nuk do ta bëjë për momentin: Ende jo!
Udhëheqësi brazilian ka qenë subjekt i kritikave ndërkombëtare për furnizimet e pakta me vaksina si dhe për zjarret në Amazone.