VIDEO/ Bodyguard-i i Dua Lipës shtyn fansen duke i hedhur telefonin në tokë, fansat kritikojnë këngëtaren: As që nuk reagoi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Roja e sigurisë së këngëtares me origjinë shqiptare Dua Lipa u filmua duke shtyrë një fanse nga rruga teksa Dua ishte duke ecur me të dashurin e saj Callum Turner në Paris. Siç duket edhe në video vajza dëshironte të bënte një selfie me këngëtaren, por kjo e fundit zgjodhi të mos ndalonte.

Në momentin që fansja ju afrua duke shkrepur disa fotografi, roja e sigurisë së Duas e shtyu dhe si pasojë asaj i ra telefoni nga dora. Pavarësisht incidentit sërish Dua nuk reagoi dhe u largua drejt një makine.Videoja është shpërndarë në internet dhe fansat kanë ndarë mendimet e tyre në lidhje me veprimet e truprojës, ku shumë thonë se ai “thjesht po bënte punën e tij”. Por të tjerët argumentuan:

Nuk më pëlqeu Dua këtu. Truproja i dha një goditje të fortë në krah një vajze shumë të qetë që donte të bënte video dhe Dua, duke dëgjuar rënien e telefonit, as nuk u kthye.

Dua dhe Callum kanë qenë të lidhur që nga janari, kur këngëtarja shqiptare u pa duke e mbështetur atë në premierën e serialit të tij të fundit.

Share This Article