VIDEO/ Britani, kujtoi se ishte hajdute, i zoti i shtëpisë ‘masakron’ për vdekje 71-vjeçaren që ngatërroi shtëpinë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur në Caernarfon në Britaninë e Madhe, ku një 71-vjeçare, e identifikuar si Margaret Barnes është dhunuar për vdekje nga pronari i një shtëpie, ku ajo kishte hyrë pa dashje.

Ajo mbante një valixhe në dorë në momentin kur hyn brenda një banese, që nuk e dinte se do të ishte vendi i fundit nga ku nuk do të dilte më e gjallë.

Ajo ra pre e dhunës shtazarake të të zotit të banesës, David Redfern, 46 vjeç, i cili mendoi se ajo ishte një hajdute dhe nisi ta grushtojë dhe shkelmojë pa mëshirë.

Ai nuk u mjaftua vetëm me dhunë, por teksa e moshuara rënkonte në tokë nga dhimbjet ai tallej me të.

Goditjet ishin aq të forta sa që e moshuara pësoi lëndime ‘katastrofike’ në mëlçi, të cilat u krahasuan me ato të një aksidenti me makinë me shpejtësi të lartë.

Pronari i shtëpisë tani është dënuar me burgim të përjetshëm me një minimum prej 14 vitesh pasi u dënua për vrasje pas një gjyqi në Gjykatën e Kurorës Caernarfon.

Pamjet e publikuara nga policia sot tregojnë momentet e fundit të Margaret-it teksa ajo hyri në shtëpinë e Redfern gabimisht.

Pensionistja shihet duke u lëkundur paksa ndërsa tërheq valixhen pas vetes. Ajo më pas vendos çantën e saj anash ndërsa përgatitet të hyjë në shtëpi, nga ku s’do dilte më e gjallë.

Share This Article