Armando Broja ka shkëlqyer mbrëmjen e së mërkurës në Kupën e Anglisë edhe pse u aktivizua vetëm 45 minuta, në ndeshjen që Southampton fitoi 3-1 ndaj West Ham.
Sulmuesi i kombëtares shqiptar fitoi një 11-metërsh kur takimi ishte 1-1, ndërsa në fundin e ndeshjes realizoi një kryevepër.
20-vjeçari kreu një “vallëzim dehës” mes mbrojtësve të West Ham dhe më pas lëshoi një goditje perfekte në portë, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit.
Me këtë rezultat, Southampton kalon në çerekfinale të Kupës së Anglisë.