VIDEO/ Deputetit i bie të fikët në seancën parlamentare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Seanca plenare në Kuvendin e Italisë u shoqërua me momente paniku,  pasi një prej deputetëve nuk është ndjerë mirë, e për pasojë i ka rënë të fiktë.

Mediet italiane shkruajnë se gjatë një debati për një projektligj, për të cilin Partia Demokratike nuk ishte dakord, deputetit Angelo Bonelli, i ra papritur të fiktë.

Ai u dërgua me urgjencë në spital ku mori ndihmë e nevojshme mjekësore. Më pas seanca iu rikthye normalitetit.

‘Dëshiroj t’i drejtoj urimet e mia më të sinqerta për një shërim të shpejtë kolegut tim Angelo Bonelli. E presim sa më shpejt në sallë’, tha Kryetari i Dhomës së Deputetëve, Lorenzo Fontana.

@la7_tv Attimi di paura alla Camera: il deputato di Europa verde e Avs, Angelo Bonelli, ha avuto un malore in Aula, poco dopo il suo intervento per le dichiarazioni di voto sul Def. Il presidente Lorenzo Fontana ha interrotto l’intervento di Matteo Richetti e sospeso per alcuni minuti la seduta. #bonelli#angelobonelli♬ suono originale – LA7

Share This Article