VIDEO / Drejtori i Rrugores qëllon me shpullë shoferin gjatë protestës në Thumanë, më pas i hedh prangat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato është filmuar duke qëlluar me shpullë një qytetar gjatë protestës në autostradën Thumanë-Kashar.

Ai shihet teksa nxjerr nga makina një person dhe më pas e qëllon atë me shpullë.

Sipas gazetares Klodiana Lala, personat në makinë kanë qenë duke protestuar për autostradën Thumanë-Kashar që ka lënë të izoluar mijëra banorë të cilët nuk kanë një hyrje-dalje në këtë aks.

Por sipas raportimeve të tjera, shoferi ka qenë duke i rënë vazhdimisht borisë, pasi kishte ngecur të trafikun e protestës çka edhe ka revoltuar Qaton.

Më pas, në mënyrë të çuditshme, shoferit dhe një pasagjeri u vihen prangat.

“”Bravo” Altin Qato. Shpulla jote mungonte pasi iu keni marrë shpirtin qytetarëve!  As të protestosh nuk të lënë! Hiqe vetë kapelen! Mediat e fuqishme ku janë? Apo oligarku Ulaj ua ka futur këmbët në një këpucë?”, shkruan ajo në rrjetet sociale.

Share This Article