Teksa kanë kaluar 4 ditë nga vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në mes të ditës në lokalin e tij në Shëngjin, ende nuk kemi një person të dyshuar apo një çështje konkrete ku po hetohet, kjo eshte një video e një automjeti “Land Rover Defender” me targa angleze, me të cilin dyshohet të jetë larguar autori.
Ai qëlloi me 7 plumba mbi Ardian Nikulaj, teksa ky i fundit ishte i ulur në lokalin e tij, ndërsa më pak u largua me motor. Nga të dhënat e fundit, dyshohet që autori mund të jetë larguar në drejtim të paditur me makinën “Land Rover Defender”.
Nikulaj njihej si një biznesmen ndërtimi në zonë, ndërsa ka qenë edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2021. Ky është rasti i dytë përgjatë fushatës pas tritolit të vënë ndaj Benard Ndrecës, kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës.
Ekzekutimi i Nikulajt, kryetari i socialdemokratëve të Tom Doshit, kandidat për anëtar të Këshillit bashkiak të Lezhës nën logon e kësaj partie, ka bërë që policia krahas problemeve apo konflikteve personale t’i trajtojë dhe si krime me prapavijë politike.