VIDEO e pabesueshme/ Një tank ukrainas shkatërron i vetëm një kolonë ruse

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Publikohet një video e pabesueshme e asaj që duket të jetë një tank i vetëm ukrainas që shkatërron disa automjete të blinduara ruse në një zonë rreth 50 milje nga Kievi.

Pamjet janë xhiruar nga një dron dhe janë publikuar nga një njësi vullnetare ukrainase në rrjetin Telegram.

Aty shihet se si tank i vetëm ukrainas T-64 i pozicionuar mirë u ka zënë pritë një kolone automjetesh të blinduara ruse BTR-82A në një rrugë në Nova Basan, në perëndim të kryeqytetit, Kiev.

Falë pozicionimit të shkëlqyer, tanku ishte në gjendje të qëllonte në drejtim të kolonës së pushtuesve, duke hapur një hendek midis strukturave të tjera nga një vend i fshehur pas një shtëpie.

Një makinë ruse u dogj duke nxitur mjetet e blinduara të mbetura të qëllojnë kundër tankut, por pa mundur që ta shohin atë. Tanku T-64 vazhdoi të godasë kolonën me predha dhe mposhti trupat ruse derisa mbërritën përforcime të tjera artilerie.

Gjysma e dytë tregon goditjet e artilerisë ukrainase që bien si shi mbi kolonën ruse teksa ajo përpiqet të arratiset.

Share This Article