VIDEO E RËNDË/ “Çfarë dreqin sheh”, i riu qëllohet për vdekje në sy të të dashurës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

I riu ishte duke pritur autobusin, kur një kalimtar i rastit e sulmoi duke e qëlluar disa herë me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një person është qëlluar për vdekje nga një i panjohur me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në New York, teksa ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë që ndodheshin në zonë. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, viktima është ulur në një stol dhe po priste autobusin me të dashurën e tij.

I riu ishte me të dashurën e tij kur i dyshuari, i veshur me një xhup me ngjyrë të errët me kapuç, e pyeti “Çfarë dreqin po shikon?” përpara se ta godiste me thikë në gjoks.

Në pamjet e sigurisë dëgjohet e dashura e tij duke bërtitur: “Të lutem, të lutem, të lutem”, teksa Carson rrëzohet në stolin në të cilin ishte ulur përpara se sulmuesi ta godasë me thikë disa herë.

Share This Article