VIDEO/ Erdogan u jep para fëmijëve të prekur nga tërmeti, por veprimi kritikohet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan vizitoi të hënën rajonin e goditur nga tërmeti i Antiokisë (Antiyaman), megjithatë një nga lëvizjet e tij solli reagimin e botës në rrjetet sociale.

Siç shihet në disa video, ai po shpërndante para për fëmijët që prisnin mes turmës në provincën juglindore të vendit , ku tërmetet e 6 shkurtit goditën rëndë.

Videoja e Erdoganit duke shpërndarë para shkaktoi një reagim të madh në mediat sociale, me njerëzit që komentuan se ishte një “moment i turpshëm” .

Lëvizja e Erdogan erdhi menjëherë pasi ai kërkoi një “bekim” nga qytetarët e zonës, duke pranuar se qeveria nuk kishte arritur të përgjigjej në mënyrë adekuate në ” dy ditët e para” të tërmeteve të mëdha.  

https://twitter.com/ozan_blk07/status/1630307591485022208?s=20

Share This Article