Kanë nisur takimet e para të raundit të 1/8-ve të Europa League.
Një ndër sfidat më interesante që po transmetohet ekskluzivisht në “SuperSport 3” është Roma-Real Sociedad.
Italianëve u mjaftuan 13 minuta për të marrë avantazhin, pas një asisti nga Abraham, El Shaarawy e dërgoi topin në rrjetës.
L
Në minutën e 87’ mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla realizon me kokë dhe i jep golin e dytë Romës.
L
Sporting-Arsenal po ashtu është një nga përballjet më interesante të këtij fashë-orari të Europa League, që për audiencën shqiptare po transmetohet ekskluzivisht në “SuperSport 2”.
Skuadra e Artetës ka mundur që të marrë avantazhin në minutën e 22’, me Saliba që e dërgoi topin me kokë në rrjetë pas goditjes nga këndi të realizuar nga Vieira
L
Vetëm 12’ minuta më pas në të njëjtën mënyrë siç shënoi Arsenal, Sporting gjen barazimin pikërisht në minutën e 34’ me Edwards që gjuan nga këndi dhe Goncalo Inacio që e dërgon topin në rrjetë me goditje me kokë.
L
Në minutën e 55’ Sporting përmbys Arsenalin me Paulinho që realizon për vendasit.
L
Në minutën e 62’ Arsenal barazon Sporting, me Granit Xhakën që po tentonte të asistonte një nga lojtarët e “The Gunners”, me Morita që tentoi ta ndalte, por përfundoi duke bërë autogol.
L